Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së premtes në Pire. Sipas informacioneve, burri fatkeq ka humbur jetën.

Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, një i moshuar ka qëlluar me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147, duke e goditur në kokë. Viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta.

Sipas raportit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari i armatosur është nisur për në shtëpinë e tij në rrugën Alkiviadou por më pas është dorëzuar në Policinë Greke.

Sipas informacioneve, viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen.