Vrau të dënuarin në burgun e Peqinit/ Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet, deri në momentin që …
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit. Burime bëjnë me dije për Replika.al, se Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negoiciatat mes palëve. Sipas burimeve Mjacajt i janë hedhur prangat brënda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares. Më pas Sokol Mjaccaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhy Renea, por struktuart e specializuara në IEVP.