Vrau kunatën me sëpatë, autori i dyshuar del para gjykatës
58-vjeçari Tefik Tashi, i cili ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij ka dalë sot para gjykatës. Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar.
Autori i dyshuar ka rrëfyer se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë. “E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, mësohet të ketë thënë në polici autori.Autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kusarth të Elbasanit. Konflikti ka nisur kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas viktima nuk i ka bërë drekën dhe 55-vjeçari e ka ekzekutuar me sëpatë motrën e bashkëshortes.
44-vjeçarja Alma Qevani, është motra e bashkëshortes së Tefik Tashit. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak dhe po ecte me vrap.