Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg!

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen në Laknas, ku Maliq Marku vrau fqinjin pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza. 69-vjeçari Marku, i cili ka shprehur pendesë në gjykatë për krimin, prej kohesh ka patur konflikte me banorë të zonës për shkak të një kanali të ujërave të zeza që kërkonte të hapte, por që banoret e zonës mes të cilëve dhe viktima nuk kanë qenë dakord.

Pas ankimit që kishte bërë në ujësjellës kanalizime Kamëz, dy punonjës kanë shkuar për të bërë zhbllokimin e pusetës sipas ankesës qe kishin marrë, por Markut i kanë deklaruar se nuk mund të realizohej kërkesa e tij. Pas largimit të punonjësve, ka nisur edhe sherri verbal mes Markut dhe fqinjit të tij Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa.

Prokurori Florian Bonjaku ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 69-vjeçarin, ndërsa në kërkesën për masën e sigurisë thuhet se ai paraqet rrezikshmëri për t’u larguar, duke qenë se ditën që ka ndodhur ngjarja kishte prerë biletë për t’u larguar në Angli, vend ku jeton prej vitesh.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *