Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, GJKKO rrëzon kërkesën: Sokol Mjaçaj mbetet në regjimin 41-bis
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjaçajt për të dalë nga regjimi i posaçëm i sigurisë së lartë 41-bis.
Mjaçaj, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Arben Lleshit brenda ambienteve të burgut të Peqinit, kishte kundërshtuar vendimin nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë, i cili e la atë në këtë regjim për një tjetër periudhë 1-vjeçare.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj vendosi:
• Rrëzimin e kërkesës së Sokol Mjaçajt për dalje nga regjimi 41-bis.
• Vazhdimin e mbajtjes së tij në këtë regjim për 1 vit.
• Mjaçaj ka të drejtë ankimi brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.