Vrau 2 vëllezërit në Durrës, Klevis Alla dënohet me 25 vite burg

I penduari i drejtësisë Klevis Alla është dënuar sot me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. GJKKO ka dhënë sot vendimin, ndërkohë që i ka hequr dhe statusin e të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Alla teksa pranoiq ë të bëhej bashkëpunërot i drejtësisë, ka treguar para Gjykatës së Posaçme, të gjithë dinamikën e vrasjes së vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia pranë tregut të automjeteve në Shënvlash të Durrësit.

Ndërkohë ditën e sotme GJKKO ka vendosur që Altin Ndoci të shpallet i pafajshëm. Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Ndocit, i dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija. Ka qenë rrëfimi i Dumanit, ai që ka shpëtuar Ndocin, që sipas tij nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Shkozës dhe Avdijas.

Klevis Alla u vu në pranga dhe pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar se ku ishin fshehur armët që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe të Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdias, ngjarje të ndodhura njëra pas tjetër në vitin 2020, në Durrës. Ai ka rrëfyer se ka qenë shofer në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa për ekzekutimin e dy të tjerëve ka marrë informacione nga grupi. Ishte dëshmia e Allës që nxorri në dritë përfshirjen e Talo Çelës dhe të Nuredin Dumani në këto krime, ngjarje që dyshohet se kanë si bazë prishjen e pavareve për paratë e grabitura në Rinas.