Vrasjet e bujshme të Zaimir Latifit dhe Jurgen Hoxhës dhe plagosja e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut janë rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.
Lidhur me këtë ngjarje ka qenë Replika.al e cila ka zbërthyer dosjen e SPAK, u pyetën dëshmitarë dhe si dëshmitë e tyre u përdorën si prova për të fajësuar Anterio Kaloshin, Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.
Babai i Laert Haxhiut flet i shqetësuar në lidhje me ngjarjen dhe përfshirjen e të birit në këtë histori.
Qamil Haxhiu thotë se famijarët e viktimave kanë lidhje krushqie me Artur Metanin.
“Alfred Balla është rreth krushqie me Hoxhët. Ka ndërhyrë edhe Artur Metani, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka dhënë gocën e tezes viktimës tjetër Zajmir Latifit” thotë Haxhiu.
Haxhiu hedh akuza edhe ndaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje duke thënë se ka manipuluar thëniet e dëshmitarëve dhe aq më tepër kur dëshmitarët kanë bërë 3 lloji deklarimesh.
Ai tregon se SPAK nuk hetoi, por e bëri djalin e tij fajtor vetëm me hetimin e prokurorisë Lushnje duke e çuar direkt në procedim penal dhe në Gjykim.