Vrasja në Kavajë/ Flet babai i Arjan Gosës: Nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte

Babai i 48‒vjeçarit Arjan Gosa që u vra dy ditë më parë  me armë zjarri  në Kavajë në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.

Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte.

Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare.

Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jeten menjeherë. Nuk di cfare te them me shume“, ka deklaruar babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilet mbeten viktima ne harkun e dy muajve.