Vrasja në burgun e Peqinit/ Kamerat dhe skaneri nuk punonin! Pistoleta mund të jetë futur dorazi!

Detaje të reja kanë dalë nga Vrasja ne burgun e Peqinit.

Replikë mëson se Sokol Mjacaj kishte mundur të siguronte pistoletën me mulli rreth dy muaj më parë dhe e ka mbajtur të fshehur. Kjo është pranuar nga deklartata paraprake e tij.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ka patur bashkëpunëtorë për të futur armën në burg, dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi pasi një një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit. Ndërkohë mësohet se ka nisur një hetim edhe për personelin e burgut.

Prej kohësh Sokol Mjacaj kishte kërkuar te shkonte në Sektorin 2 brenda burgut pikërisht ku edhe ndodhej Arben Lleshi. Për sa i përket aryseve të vrasjes ende nuk dihet, ndërsa besohet se ka qenë një ngjarje e porositur. Mësohet se Sokol Mjacaj kishte më pak se një vit që ishte transferuar në burgun e Peqinit.

Grupi hetimor po punon edhe per te zbuluar takimet që ka bërë Autori Sokol Mjacaj kohët e fundit brenda burgut.

Janë shoqëruar edhe disa punonjes te burgut për të dhënë deklaratat lidhur me ngjarjen. Deri në këto momente Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që ta ketë vrarë me porosi Arben Lleshin, megjithatë grupi hetimor po vijon marrjen e tij në pyetje edhe paraditen e sotme.