Vrasja me thikë e Stiven Toshkëzit, zbardhen detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku humbi jeten 20-vjeçari Stiven Toshkëzi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia ka shpallur në kërkim Arbër Muratajn, djali i Admir Murataj i cili mbeti i vrar në 2019 në grabitjen e Rinasit, policia ka shkuar në banesën e Muratajt por nuk është gjetur, ndërkohë që i është ushtruar kontroll edhe disa banesave të të afërmve të tij, ku njerit prej të afërmve te Muratajt i është gjetur një sasi lënde narkotike, kanabisi dhe është shoqëruar.

Të njëjtat burime thanë se 18-vjeçari Arbër Murataj është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se Aksel Hoxha (Axel) është nxitur nga Murataj për të ngacmuar vajzën, të dashurën e Stiven Toshkëzit.

Kjo e fundit e konstatuar edhe nga vet vajza e cila ka deklaruar se shqetesohej here pas here nga Murataj, gjë e cila ishte vënë re dhe nga Toshkëzi.