Vrasja e Runajt dhe Ramazanit, burg përjetë për Xhulian Hoxhën, 17 vite për Eugen Halilin

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Eugen Halilin.

Ata akuzohen për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan, e kryer më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.