Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mbërrin në Gjykatë i akuzuari Arbër Paplekaj

Arbër Paplekaj i shoqërura nën masa të rrepta sigurie është paraqitur sot në Gjykatën e Elbasanit.

Kujtojmë se Paplekaj është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ai ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Sherri ndodhi për shpërndarjen e parave në këmbim të votës.

Gjatë konfliktit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.