Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli pranon kërkesat e ish-efektivit te RENEA-s

Gjykata e Apelit ka vendosur rihapjen pjesërisht të procesit gjyqësor ndaj ish-efektivit te RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.

Në seancën e sotme, gjykata ka vendosur kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit Arbër Paplekaj. Seanca e radhës do të zhvillohet në 18 mars ora 13:30.

“Apeli i juridiksionit të përgjithshem ka vendosur : Të përsërisë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor me qëllim marrjen e provave si më poshtë:

-Kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës, duke pranuar kështu kërkesën e të pandehurit A.P.

-Të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

-Të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *