Vrasja e Nikulaj, Gjykata vendos për fatin e autorit Ruben Saraiva

Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte në masa të rrepta sigurie. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari Lurim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.

Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.