Mario Përlleshaj është marrë në pyetje në një seancë maratonë nga prokurorja e çështjes si autor i dyshuar i vrasjes së bashkmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani, krim i ndodhur pak metra larg derës së shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku dy të miturit studionin.
Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës po mbahen në sekret të plotë.
Gjithashtu, autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.
Në vazhdën e hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Meçja dhe kushëririt të tij të parë, i cili ndodhej aty kur ndodhi vrasja.
14-vjeçari Mecja pretendon se ka pasur një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri i tij nuk ka identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë me vete në vendngjarje.
Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentat e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.