Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë, policia arreston burrin e saj, dyshohet se porositi krimin

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona lidhur me vrasjen e 33 vjeçares Liridona Murseli, bashkëshortes së ish këshilltarit të Behgjet Pacollit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2023 në Prishtinë. Mësohet se në pranga ka rënë bashkëshorti i viktimës Naim Murseli dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava.

Sipas mediave të Kosovës, Granit Plava dhe Naim Murseli janë arrestuar të dy në Gjakovë. Autori Granit Plava ka rrëfyer në polici se ka qenë Naim Murseli ai i cili ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij dhe për këtë krim i ka premtuar 30 mijë euro, një pjesë të të cilave ia kishte dhënë paraprakisht.

Ndërsa nga dëshmia e Naim Murselit, dy grabitës kishin dalë përpara për ti grabitur. Nuk dihen shumë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë natë ndërsa hidhen dyshime dhe se mund të mos jetë vepër e grabitësve por mund të jetë krim i mirëorganizuar apo marrëdhënia familjare.