Vrasja e Gentjan Bejtjas, Prokuroria dërgon për gjykim Ilir Beqaraj (AKUZAT)

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Ilir Beqaraj për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit Gentian Bejtjas në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri Ilir Beqaraj ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.

Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, Ilir Beqaraj dhe Flobjan Plaku të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit Gentian Bejtja.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.