Vrasja e Gentian Bejtjas në vitin 2023 në Fushë Krujë, Gjykata e Tiranës liron Edison Haxhiun

Gjyqtari Dritan Hallunaj pranoi kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke lënë të lirë klientin e këtij të fundit, Edison Haxhiun i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës se ka kryer veprën penale “sigurim i mjeteve dhe i kushteve për të kryer vrasje”.

Sipas Tahirajt, ishin tejkaluar afatet e paraburgimit për këtë arsye kërkoi shuarje të masës së sigurisë. Ndërkohë organi i akuzës, dyshon se Haxhiu se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin, në vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje e shënuar në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Mbi Bejtjan në 15 mars u qëlluan 50 plumba, 30 prej tyre fatal, që e prekën në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se Bejtja kishte dijeni për shumë krime të tjera të 10 viteve të fundit. Ishte i dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve. 42-vjeçari vetë para se të vritej u kishte shpëtuar disa atentateve.