Ishte ora 13:30 minuta kur një person i maskuar me jelek fosforeshent dhe në kokë mbante një skafandër, hyri në ambientet e restorant ‘Coral’, vend në të cilin ishte duke konsumuar kafen pronari i restorantit Ardian Nikulaj.
Personi ende i paidentifikuar nxorri armën duke shkrepur plot shtatë plumba, katër prej të cilëve prekën në kokë dhe në bark Ardianin duke e lënë të vdekur në vend.
Ardian Nikulaj është një emër jo shumë i përfolur për policinë , ai është dënuar në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje. Ndërsa më pas ka mbajtur postin e drejtorit të Aluizmit, si dhe aktualisht ishte anëtar në Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Lezhës.
Njihet si një nga biznesmenët më të mëdhenjë dhe më të suksesshëm të Lezhës. Pronar i restorantit dhe një prej klubeve verore më të famshme në Shëngjin.
Pas kësaj ngjarje të rëndë policia ende nuk ka një pistë kryesore , por tre janë pistat në të cilat po hetohet.
1. Konflikti për shkak të biznesit.
2. E shkuara si drejtor i Aluizmit të Lezhës.
3. Hakmarrja për vrasjen e vëllait te tij në vitin 2000 Pëllumb Nikulaj.
Teksa kanë kaluar më shumë se katër orë nga ngjarja e rëndë, policia ende nuk ka një identitet të autorit i cili qëlloi me armë në tavolinë, Ardian Nikulajn.
Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë të cilët kanë qenë në restorant në momentin që është qëlluar mbi viktimën e ditës së sotme.
Vjehrri i Ardian Nikulajt, po ashtu edhe një nga miqtë afërt të tij hedhin poshtë mundësinë që kanë të bëjnë më një ngjarje politike,duke i qëndruar rastit të hakmarrjes për të vëllain.
https://replika.al/zbardhen-detaje-nga-ekzekutimi-i-ardian-nikulaj-dyshohet-per-gjakmarrje/
https://replika.al/ekzekutimi-i-dyfishte-ne-familjen-nikulaj/
https://replika.al/foto-nikulaj-i-ulur-brenda-ne-lokal-momenti-kur-autori-me-skafander-e-jelek-i-drejton-armen/
https://replika.al/rrezik-per-jeten-biznesmeni-nikulaj-levizte-me-makine-te-blinduar/
https://replika.al/krimi-ne-shengjin-autori-largohet-me-motorr-dhe-skafande-ne-koke/
https://replika.al/profil-kush-ishte-ardian-nikulaj-biznesmeni-qe-mbeti-i-vrare-sot-ne-shengjin/
https://replika.al/te-shtena-me-arme-ne-shengjin-vritet-biznesmeni-ardian-nikulaj/