Vrasja e biznesmenit Nikulaj, dyshohet se në ekzekutim morën pjesë 3 persona
- 21 April, 2023
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Dyshohet se 3 persona kanë marrë pjesë në atentat, ekzekutori dhe dy kanë pasur rolin e vezhguesve që kanë monitoruar levizjen e viktimës.
Burimet thanë për Replika se ditë para ngjarjes, familja Nikulaj është ndjekur. Dy javë para ekzekutimit, një automjet tip Hummer është konstatuar në hyrje të pedonales së Shëngjinit.
Dy djem të rinj, të panjohur kanë qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e njohur si Lapidari dhe më pas janë larguar për të mos u kthyer më.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ