Vrasja e Arjan Gosës/ Replika sjell pamje nga arratisja e Habib Rexhës (VIDEO)

Replika ka siguruar momentin ku Habib Rexha largohet me vrap pasi ekzekutoi me një plumb në kokë Arjan Gosën pak ditë më parë në një lokal në qytetin e Kavajës.

Siç shihet edhe nga pamjet nga kamerat e sigurisë, 31 vjeçari është me armën e krimit në dorë dhe largohet me vrap në drejtim të paditur.

Rexha u vetëdorëzua në polici ditën e djeshme. Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, Ervis Kurti pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes. 31-vjeçari ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha. Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.