Vrasja e Arben Lleshit, urdhër-arrest për Ilir Shaqjan. Ja çfarë iu gjet në qeli
Prokuroria lëshon urdhër-arrest për Ilir Shaqjan, i plagosuri gjatë ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku u vra Arben Lleshi. Mësohet se Shaqjas iu gjet në qeli një telefon.
Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuetruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB per nenin 324/a K.Penal.