‘Vrasja e 31 vjeçares në Kamzës dyshohet për gjakmarrje’/ Vëllai i viktimës atentat çiftit 1 vit më parë
Të tjera detaje janë bërë publike nga vrasja me armë zjarri i 31 vjeçares Etleva Kurti në oborrin e banesës në Kamëz.
Sipas burimeve dyshohet se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, pasi vëllai i Etleva Kurtit para një viti ka bërë një atentat një çifti, ku burri ka humbur jetën ndërsa gruaja mbijetoi.
Ndërkohe dyshohet se në banesën në Kamëz jetonte Etleva Kurti me nënën e saj.
Vladimir Kurti është vëllai i viktimës sot i cili ka vrarë Agim Buçin dhe ka plagosur bashkëshorten Meritën.
Dyshohet se dy persona kanë qënë në makinë dhe kanë ndaluar përpara banesës në Kamëz, ku kanë pyetur një zonjë për Etleva Kurtin, teksa ajo i ka treguar banesën, njeri nga dy personat ka hyrë në oborr ka gjetur Etleven dhe e ka qëlluar për vdekje, ku më pas janë larguar.