Vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi/ Pas vetëdorëzimit, rrëfehet Aksel Hoxha

Aksel Hoxha (Axel) një ditë pasi është vetëdorëzuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mesnatën e së martes në kryeqytet ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkezi.

I riu ka rrëfyer se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, ai ka pretenduar se rreth 4 muaj përpara ngjares ata kanë pasur një konflikt ku Toshkezi e ka dhunuar.

Teksa shton se motivi ka qenë një vajzë me të cilën viktima kishte një marredhenie, ai ka treguar se viktima pretendonte se Hoxha ka shqetësuar vajzën, por ky i fundit e mohon duke u shprehur se komunikimin dhe takimet me vajzen ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë.

Me tej ai ka treguar se miku i tij Enzi Maze i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk ka lidhje me ngjarjen ai ka qenë rastësisht i pranishëm pasi edhe keta nuk kishin lënë një ditë takimi, por tregon se kishin biseduar për tu takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kishin pasur.

Natën e ngjarjes ai thotë se e ka parë rastësisht dhe qëllimi ka qenë të bisedonin por pretendon se viktima ka nisur të flasë me tone të larta gjë e cila ka agravuar situatën. Sa i përket thikës që ka pasur me vete ai pretendon se ka qenë e rastesishme, pavarsisht se njihet si person problematik në shkollë dhe zonë. Madje ka kërkuar dhe të perballet me vajzën pasi mohon ta ketë shqetësuar. Teksa ka shtuar se ka ikur nga vendi i ngjares pasi nuk ka menduar se Toshkezi mund të kishte humbur jetën.

Ndërkohë pas ngjarjes policia ka marrë edhe deshminë e vajzes e cila ka pohuar se Akseli e shqetësonte në rrjetin social Instagram, gjë e cila ishte parë dhe nga viktima.