Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.
Në banesë u arrestua në flagrancë 57-vjeçari shtetasi Xh. P banues në Picar, Vorë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.