Policia ka arrestuar 70-vjeçarin Qazim Budlla, i cili një ditë më parë goditi me sëpatë bashkëshorten e tij në një fshat afër Vorës.
Bashkëshortja ka marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Breg Shkozë, Prezë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ