Vodhi tre milione euro, Alma e postës ADEX lihet në burg

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Alma Beqirin, e cila përvetësoi 3 milionë euro në postën ku punonte. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Avokatët e Alma Beqorit kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46 vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë.

Nuk bëhet fjalë për një mashtrim por një mosrakordim mes të pandehurës dhe kompanisë dhe dyshohet që është evazion fiskal për shkak të kryerjes së shërbimeve pa faturë tatimore.

46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.