Zbardhet skema se si Elida Kodra u prangos nga policia në lidhje me vjedhjen e më shumë se 2 mijë eurove në banesën e një çifti të moshuarish.
Denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja. Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët.
Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ