Vodhën energji elektrike, 1 i arrestuar në Shkodër, 6 të tjerë vihen nën hetim
Një i arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë vënë në hetim penal, për vjedhje të energjisë elektrike në Shkodër.
KODËR– Një i arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë vënë në hetim penal, për vjedhje të energjisë elektrike në Shkodër.
Sipas policisë shtetasi P.M, banues në Berdicë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.