Vlorë:Gjendet kallashnikov në plehra, dyshohet të jetë përdorur për akt kriminal

Vendi i gjetjes së armës 

VLORË– Gjendet një armë zjarri brenda një kontejneri mbeturinash në Vlorë. Arma është gjetur në lagjen ’10 korriku’. Zona është rrethuar nga Policia e nuk lejohet asnjë person t’i afrohet. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe autoritetet përkatëse, pasi dyshohet se është e përdorur në ngjarje kriminale.

Ndërkohë pritet që të dalin më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.