Vlorë/ Vetëvritet me armë gjahu një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu. Policia sqaron se i riu mund të ishte me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.