Vlorë/ Goditi me thikë një shtetas, arrestohet autori

Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.

Vlorë/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.