Viziton Fredi Belerin në burg, ministri grek: Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë
Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, ka mbërritur në burgun e Durrësit. Pasi ka takuar Fredi Belerin ai tha se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki ne Evropë që nuk ka kryetar.
“Kërkojmë që hallkat gjyqësore shqiptare të shprehin dhe të japin drejtësi. Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur.Nesër shpresojmë që më në fund drejtësia shqiptare të japi drejtësi për Fredi Belerin”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Prej kohësh, Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, i cili fitoi nga burgu votimet e 14 majit ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve.