Vijon megaoperacioni “Tempulli”/ U kapën duke shitur drogë, bien në pranga dy persona në Lezhë dhe Mirditë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj 26-vjeçarit Salvator Luka, banues në Pukë, policët gjetën doza kanabis sativa, të gatshme për shitje.
‘Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, sipas policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy personat.