Vihen në pranga dy vëllezër në Tiranë, akuzohen për vjedhje në një supermarket

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje në një supermarket. Burime nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç, të dy banues në Selitë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në Selitë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.“, njofton policia.