VIDEO/ Zjarri shkrumbon stallën, digjen mbi 200 krerë bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

Në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës. Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Autoritetet po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth.