(Video) Situatë e jashtëzakonshme! Përmbytje dhe rrëshqitje gurësh nga reshjet e shiut në rrugën nacionale Skuraj -Burrel
Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë rikthyer përmbytjen dhe rrëshqitjen e gurëve në rrugën nacionale Skuraj-Burrel. Replika.al ka siguruar pamjet ku shihet një situatë problematike është krijuar në zonën e quajtur ‘Sektori c’ pranë Shkopetit, ndërsa nga ura e Ulzës deri në afërsi të Skurajve rruga është e kalueshme vetëm në një krah.
Në këto kushte drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes, pasi prezenca e gurëve në rrugë mund të bëhet burim aksidentesh. Deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për pastrimin e rrugës nga gurët, ndërsa fenomeni është i vazhdueshëm në ketë aks rrugor.