(Video) Sekuestrohen pronat e kompleksit “Partizani” të dhëndrit të Sali Berishës
Policia ka zbarkuar në kompleksin e pallatave të ndërtuara nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, në truallin kur dikur ishte kompleksi “Partizani”.
Raportohen se në kompleks kanë shkuar Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik, për të bërë ekzekutimin e vendimit të dhënë nmga Gjykata e Posaçme për sekuestro.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik kanë ardhur në komplekin “Magnet”, në pronësi të Jamarbër Malltezit, për të ekzekutuar vendimin e dhënë nga gjykata për sekuestrimin e këtij kompleksi. Janë një grup të oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ata po drejtohen në zyrat kryesore të kompleksit ku do të kryejnë edhe procedurat, por edhe njoftimin sa i përket vendimit të gjykatës. Në momentet që do të kryhen të gjitha procedurat në këtë kompleks, Jamarbër Malltezit nuk do t’i lejohen që të kryejë veprime të tjera, sa i përket ndryshimit të pronësisë apo shitjes së kompleksit.