Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku sapo ka mbërritur në SPAK.
Rrumbullaku është parë nga gazetarët të futet në godinë.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës në SPAK të kreut të Policisë së Shtetit, në një kohë kur kryefjala e këtyre ditëve është dosja “Partizani” dhe arrestimet e bujshme.
Pak më herët në SPAK shkuan zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ