(Video) Publikohet momenti i ekzekutimit të Leart Kekës në Vlorë
Janë publikuar pamjet e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Kekaj.
Nga pamjet shihet qartë se autorët e kanë qëlluan fillimisht 41-vjeçarin në këmbë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga lëvizjet, automjeti ikën dhe kthehet mbrapsht dhe e riqëllojnë nga brenda makinës 4 herë në kokë.
E gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë në zonë, e ndërsa është e vështirë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Deri më tani, 30 persona janë pyetur nga uniformat blu, e ndërsa rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat e marrë në pyetje janë familjarë, shok, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka pasur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar se në dijeninë e tyre.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete çka tregon se ka patur shkëmbim zjarri.
Mësohet se viktima ka qenë një person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.
Nga ana tjetër, pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur dhe një automjet të djegur që mendohet se është përdorur nga autorët për të kryer ekzekutimin. Makina e djegur tip Audi është gjendur në zonën e quajtur “Kotë- Sevaster”, ku autorët e kanë lënë në rrugë dhe janë larguar me shpejtësi për t’u fshehur.
Deri më tani janë të paqarta shkaqet që çuan deri në ekzekutimin e tij, e ndërsa nuk ka asnjë autor të dyshuar që është ndaluar nga Policia.
Dyshohet se viktima Leartid Keka është qëlluar me dy armë të ndryshme. Kjo pasi në trup nga ekspertiza i janë gjetur plagë nga 2 armë të ndryshme. Dyshohet të jetë përdorur një armë tip pistoletë dhe një armë tip kallashnikov.
Mësohet se Keka është qëlluar me 6 plumba në trup dhe kokë.