(VIDEO) Publikohen pamjet me dron të operacionit për kapjen e Gjergji Mullallit, Policia e rrethon, 55-vjeçari vret veten, një ditë më parë vrau bashkëshorten

Sipas policisë, Gjergji Mullai, 55 vjeç, pasi ka parë policinë, ka rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pasi ka hapur zjarr ndaj tyre.

55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjsit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten”, sqaron policia.

Çifti Mullalli ishte në proces divorci. Ata kanë qenë të martuar prej 25 vitesh dhe ishin prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe 1 djali.

Për shumë vite, familja Mullalli jetoi në Greqi.

Nëna dhe babai i Luizës thane për mediat pas krimit se vajza e tyre ishte me urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti.