Pamjet që shihni vijnë nga Durrësi, atje ku ka probleme në disa akse rrugore. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë janë përmbytur, duke sjellë kaos dhe trafik.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, në rrugë është e pamundur të kalohet, ndërsa disa qytetarë detyrohen të kalojnë përmes ujit për të çuar fëmijët e tyre në kopshte dhe shkolla. Ndërkohë, ka prezencë të madhe të trafikut në rrugë.
Problematike paraqitet situata në lagjen 1, shëtitoren Taulantia si dhe në zonën përrreth stadiumit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ