(Video) Moti i keq në vend, përmbyten rrugët në Durrës
3 November, 2023
Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Durrësin duke shkaktuar përmbytje.
Siç shihet edhe nga videot, rrugët janë nën ujë. Për pasojë edhe qarkullimi i automjeteve është i vështirë. Situata në qytet vijon të mbetet problematike.