(Video) Game Over/ Organizonin lojëra fati dhe shisnin kokainë, arrestohen të rinjtë në Kombinat
Tiranë
Arrestohen 11 shtetas, që u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.
Po ashtu është shpallur në kërkim pronari i një prej lokaleve, i cili kishte përshtatur ambientin për organizmin e veprimtarive të paligjshme të lojërave ta fatit, si dhe fshihte të ardhurat nga përfituara nga ky aktivitet.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimit Kibernetik arrestuan shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit të tij celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe për bastet sportive, si dhe një sistem për vendosjen e tyre dhe shpërndarjen e user-ave. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit të tij celular, i është gjetur një faqe si ato që përdoren për baste sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasi H. F., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. B., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur rreth orës 05:15, të datës 22.08.2023, në Rrugën e Kosovarëve, kanë arrestuar shtetasin:
-E. A., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
-kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të të lirë për shtetasin J. A., 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
– kanë shpallur në kërkim shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N., duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi E. A., për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi J. A., i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.
Shtetasi E. A. ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit E. N. Policia vijon kontrollet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
–
Më datë 23.08.2023, rreth orës 00:25, në autostradë në rrugën Laç – Fushë Krujë, në fshatin Thumanë, shtetasit B. D., 30 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, duke qarkulluar me automjetin e tyre, janë ndaluar në rrugë nga 2 automjete tip “Benz”, me persona e targë të paidentifikuar. Pasi kanë dalë nga mjetet, këta persona, i kanë vjedhur me dhunë portofolat dhe aparatet celulare. Në ambientet e Policisë është shoqëruar një shtetas i dyshuar, dhe në vijim do të jepet një informacion më i detajuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Game over”.
Shpallet në kërkim pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.