Anëtarët e një bande që merret me vjedhje makinash janë kthyer në makthin e banorëve të Nices në Greqi.
Anëtarët e bandës synojnë makinat tip “Smart” dhe kryesisht veprojnë gjatë orëve të mbrëmjes.
Ata ndjekin objektivin e tyre dhe pasi sigurohen se mund të veprojnë, hapin derën e shoferit me mjete vjedhjeje dhe më pas e shtyjnë makinën derisa të ecë përpara.
Në video-dokumentin e publikuar nga protothema.gr, duken dy burra duke hapur një makinë të zezë e cila është e parkuar në rrugën Monastriou, në Keratsini.
Një bandit, me tipare të zbuluara, hyn në derën e shoferit dhe zhbllokon timonin, ndërsa bashkëpunëtori i tij e shtyn automjetin nga kapaku.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ