(Video) Detaje nga shpërthimi në Kamëz! Dy autorë me makinë, vëzhguan me kujdes zonën! Flet pronari: Nuk kam konflikte

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi tritoli prej 50 gramësh ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj në Kamëz.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”.  Si pasojë e shpërthimit, raportohen vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme të lokalit ku janë thyer disa xhama.

 Mësohet se një makinë tip “Audi” e autorëve të ngjarjes ka lëvizur disa herë duke vëzhguar me kujdes zonën. Njëri prej personave, autor i vendosjes së tritolit, ka dalë nga makina dhe ka vëzhguar terrenin. Me një kapele në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, njëri prej autorëve ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar.

Ndërkohë në dëshminë e dhënë për policinë, 24 vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka ide se kush mund të kenë qenë 2 autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse.