(VIDEO) Dalin detaje të reja nga ngjarja në Laprakë, të plagosur babë e bijë dhe dhëndri italian

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me sherrin e ndodhur pak më parë në Laprakë ku të plagosur mbetën tre person. Bëhet me dije se i plagosur rëndë ka mbetur Viktor Rrapollari 64 vjeç, ku thika i ka prekur zemrën dhe se aktualisht është i intubuar në spital.

Ndërkohë e lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare Roxhersa Rrapollari dhe një shtetas italian. Ky i fundit është bashkëshorti i Roxhersës. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori 40 vjeçar, i cili pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.