Video/ Anglezët hanin dhe luanin me fëmijët e Ardjan Nikulajt, por nuk ngurruan ta nxirrnin në pritë


Një detaj rrëqethës del në dritë. Anglezët që u strehuan në hotelin e Ardjan Nikulajt që mbeti i vrarë më 19 prill 2023, u pritën dhe u miqësuan  me familjarët. Në pamjet filmike vihet re se si ata hanë darkë me fëmijët e viktimës, apo luajnë bilardo me ta. Madje për shkak të afrimitetit, shpeshherë darkat ua paguante edhe vetë biznesmeni. Përtej kësaj mikpritjeje, ata nuk ngurruan ta nxirrnin në pritë. Në videot e siguruara nga Replika vihet re Harry Simson që afrohet me djalin e vogël të Ardjan Nikulajt. Flet dhe loz me të.
Shtetasit britanikë që u strehuan në hotel Coral:

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike un

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt).

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një disatancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja.

Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Qarku i Lezhës ka precedentë në krime që prekin personazhe të përfshira në procesin zgjedhor. Qershorin e vitit 2013 si pasojë e të shtënave nga armët e zjarrit, mbeti i vdekur në vend 49-vjeçari Gjon Gjoni, i cilësuar si simpatizant i LSI.

Në këtë breshëri armësh mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, kandidati i PD-së, Mhill Fufi njëkohësisht edhe nënkryetar i qarkut si dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi.

-Harry Simson luan bilardo me djalin e vogël të Ardjan Nikulajt

 

-Harry Simson duke biseduar miqësisht me djalin e Ardjan Nikulajt dhe manaxherin.