Vendosnin muzikë dhe …! Truket që përdornin vëllezërit për të kamufluar shtëpinë e barit në Laknas (DETAJE)

Detaje të reja kanë dal në dritë pas operacionit policor ku u godit një rast i prodhimit të lëndës narkotike dhe ranë në pranga 2 vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi dhe një punonjës i OSHEE.

Këta persona kishin shndërruar ambientet e katit të dytë në një ndërtesë tre katëshe për shfrytëzimin e këtij aktiviteti të paligjshëm, ku u gjetën 20 rrënjë kanabis dhe një sasi tjetër e përpunuar dhe gati për shitje.

Eksperiencën e marrë në Angli, dy vëllezërit e vendosën në zbatim në Laknas pak kilometra nga Tirana.

Pajisjet e kultivimit ishin të fundit aq sa largonin edhe erën e hashashit, për të mos u ndjerë jashtë ambienteve të banesës. Madje
për t’u kamufluar vendosin edhe muzikë.

Kjo ishte hera e dytë që dy vëllezërit ndërtuan aktivitetin e paligjshëm, teksa këtë herë u zbuluan nga shërbimet e komisariatit nr. 5.