Vdekjen e të bijës e mori vesh live në Tv, pas sulmeve ndaj programit reagon për herë të parë nëna e Coco: Brisildën time s’ma gjeti shteti, por “Pa Gjurmë”
Pak ditë pasi humbi nga kjo jetë të bijën Brisildën, Merita Nexhipi vendos të ‘thyejë’ heshtjen për herë të parë. Vdekjen e Coco, vajzës 22-vjecare të cilën ajo e kishte denoncuar te humbur e mësoi në emisionin ‘Pa Gjurmë’ gjatë transmetimit live, ku ajo kërkoi me ngulm të dinte për fatin e të bijës.
Me ardhjen në Shqipëri nëna e Brisildës u njoh edhe me sulmin bërë ndaj këtij programi, vecanërisht shfryrjes kolektive me komente negative bërë në adresë të moderatores Odeta Dume, përcjellë përmes një media online. Mes dhembjes së pamatë, Merita kërkon të sqarojë me detaje opinionin publik mbi të vërtetën e ngjarjes që ia ka vështirësuar edhe pozicionin e saj në këtë histori, jo vetëm si nënë që i është përvëluar shpirti, por edhe si qytetarja që kërkoi ndihmë për gjetjen e vajzës së zhdukur nëntorin e vitit 2021.
“Kur unë kërkova ndihmë tek ata isha në punë dhe nuk kisha kohë të flisja me shkrim, por fola me të inçizuar, dhe ata nuk më thanë mua që “zonjë ta bëjmë publike zërin tënd apo jo”? Sepse unë isha kundër kësaj nuk doja të bëhesha publikë dhe e bënë zërin tim publik pa më njoftuar mua. Mbasin panë emisionin tuaj më tha: Duhet të flasim.
I thashë “numrin ua kam dhënë 100 herë, pse ma kërkon prapë numrin? Në 6:30 të darkës jam në shtëpi”. Sa hyra pa marrë frymë më kontaktuan dhe më thanë: Ti ke folur në emër të faqes sonë Jeta Osh Qejf. I thashë “po”.
Unë tregova një të vërtetë nuk gënjeva, unë i kam me fakte. Tjetra më tha që “më thuaj, të kanë detyruar gazetarët, të ka detyruar Odeta për të folur kështu?”
I thashë “absolutisht që jo, thjesht ishte një e vërtetë”.
Unë nuk isha për reklamë, as për klikime nuk isha, këta mendonin që unë isha në qendër të vëmendjes që të bëhesha pjesë e këtyre, unë nuk isha pjesë e këtyre, por u bëra pjesë e këtyre, por përse duhet të kryqëzohet Odeta? Odeta që ka bërë një punë që nuk di si ta falenderoj, një punë e mrekullueshme që keni punuar kaq shumë”
Lajmi i trishtë për vdekjen e Brisilda Nexhipit u konfirmua nga morgu i Durrësit, aty ku trupi i të resë ndodhej që prej datës 14 shkurt të këtij viti. Ajo ishte përplasur për vdekje nga një automjet në zonën e Fllakës në Durrës, ndërsa trupi i pajetë për 52 ditë qëndroi në morgun e qytetit e paidentifikuar, deri në momentin kur emisioni “Pa Gjurmë” pas investigimit disaditor arriti në
identifikimin e të resë. Tatuazhin në dorë me emrin e të birit zbuloi se bëhej fjalë për Brislida Nexhipin, e cila kishte hyrë më 22 dhjetor në Shqipëri, ku edhe gjeti vdekjen.